Porti i Durrësit në funksion të transportit të mallrave nga/drejt Kosovës 28 Maj 2020

Porti i Durrësit vijon të luaj rol të rëndësishëm në transportin e mallrave drejt/nga Kosova. Rreth 53 mijë t mallra tranzit nga/drejt Kosovës janëpërpunuar gjatë periudhës janar-prill të këtij viti nëTerminalin Lindor dhe në atë Perëndimor të portit tëDurrësit.

Nga të dhënat statistikore portuale, mësohet se mallrat kryesore që mbërrijnë me anije në portin mëtë madh të vendit dhe që kanë si destinacion Kosovën janë rrotativat me llamarina, xhamat, çimento dhe hekuri për ndërtim. 

Në Terminalin Perëdimor në këto katër muaj janëshkarkuar 15,540 t llamarina, 6,720 t xhama, 3,230 çimento dhe 2,450 hekur për në Kosovë. Ndërkaq, nëTerminalin Lindor nga anijet janë përpunuar 24,864 t qymyr gjithsej, që transportohet më pas me automjete drejt Kosovës.

Gjatë vitit 2019, në kalatat e portit të Durrësit janëpërpunuar 31 anije me afro 106 mijë ton mallra, të cilat janë nisur më pas drejt Kosovës.