Materialet e ndërtimit zënë fokus të rëndësishëm në përpunimin e mallrave në Portin e Durrësit gjatë kësaj të mërkure .
Në 6 prej anijeve që janë në proces përpunimi me 16, 819 tonë mallra, 5 prej tyre janë duke shkarkuar kryesisht lidhje hekuri, çimento rifuxhio, paleta,etj.
Bashkëngjitur galeri fotosh gjatë përpunimit të mallrave në Terminalin Perëndimor, në të cilin kryesisht përpunohen mallra gjenerale dhe ku në mallrat e importuar kryesojnë materialet e ndërtimit, në funksion të procesi të rindërtimit dhe projekteve infrastrukturore që po implementohen në vendin tonë.