Dy anije me mallra të ndryshme, që janë përpunuar ditët e fundit në portin e Durrësit, kanë sjellë mallra tranzit, me destinacion dy vende fqinje, Kosovën dhe Maqedoninë.
Nga të dhënat portuale, mësohet se në molin 5 ka përfunduar shkarkimi i anijes “Nova” me 3,384 tonë xhama.
E gjithë sasia e mallit, menjëherë pas shkarkimit ka vijuar udhëtimin me kamionë drejt kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.
Sipas të njejtit burim, një javë më parë ka përfunduar përpunimi i anijes “Seba”, nga e cila janë shkarkuar rreth 1,000 tonë nitrat me thasë, që janë nisur me kamionë drejt Maqedonisë.