3 dhjetor 2024
Shoqata Ndërkombëtare për Qytetet dhe Portet (AIVP) ka zhvilluar përgjatë datave 27-29 nëntor në Lisbonë (Portugali), Konferencën e përvitshme Botërore dedikuar Qyteteve dhe Porteve, nën presidencën e z.Edouard PHILIPPE, Kryebashkiak i Le Havre (Francë). Ky event i bashkëorganizuar me mbështetjen e Portit të Lisbonës, këtë vit kishte në fokus “Portet e hapura: Orientimi i rrjedhës mes njerëzve, planetit dhe qyteteve portuale”. Kjo konferencë bëri bashkë ekspertë, vendimmarrës dhe aktorët kryesorë botërore të cilët diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me marrëdhëniet midis qyteteve portuale dhe mjediseve që i rrethojnë këto të fundit.
Portet janë ndërfaqja më gjithëpërfshirëse midis tokës dhe ujit, janë ura lidhëse ndërmjet qyteteve portuale dhe planetit. Aksesusshmëria e tyre ka qenë një tregues kyç për evolucionin e marrëdhënies port-qytet. Portet ju janë nështruar një sërë ndryshimesh madhore përgjatë viteve ku nga të qënit porte të aksesueshme u transformuar në hapësira të kufizuara. Fatmirësisht tendencat aktuale synojnë drejt rihapjes së porteve duke rikonfiguruar marrëdhënien port-qytet. Pikërisht këto çështje ishin në thelb të diskutimeve të konferencës botërore ku ekspertët dhe profesionistët sollën në qendër të vëmendjes perceptimin e marrëdhënieve qytet-port, rrjedhat që po modelojnë ndërveprimet mes tyre, prirjet aktuale globale si dhe përshtatshmërinë e qyteteve për menyrën e rihapjes së porteve të tyre.
Ndryshimet klimaterike po modifikojnë ndjeshëm mënyrën se si shoqëria lidhet me burimet ujore si lumenjtë, brigjet dhe detet. Tensionet gjeopolitike ndikojnë masivisht në flukset e ngarkesave, me pasoja në aktivitetet portuale dhe territoret e tyre përreth. Presioni demografik në zonat bregdetare po rritet. Humbja e biodiversitetit është një kërcënim serioz. Qytetet portuale janë thelbësore në përshpejtimin e disa tranzicioneve, por edhe në arritjen e një ekuilibri, midis flukseve të mallrave, ideve, kapitalit, energjisë, informacionit dhe njohurive.
Aktorët e qytet-porteve duhet të tejkalojnë këtë periudhë pasigurie, duke marrë gjithashtu në konsideratë qytetarët e tyre. Zhvillimi i teknologjive të reja duhet të integrojë angazhimet sociale. Banorët e qyteteve portuale duhet të jenë në gjendje të përqafojnë portin si pjesë përbërëse e identitetit të tyre si dhe të mendojnë se cilësia e tyre e jetës është një përparësi absolute. Përndryshe, çdo përpjekje për të arritur ndryshime reale nuk do të ketë asnjë impakt.
Të gjitha këto çështje dhe sfida po modelojnë tashmë marrëdhëniet, flukset dhe ndërveprimet e reja midis njerëzve, planetit dhe qyteteve portuale. Në këtë konferencë u trajtuan po ashtu mundësitë, të cilat vijnë si rrjedhojë e përtëritjes së marrëdhënies dhe perceptimit mbi qytet-portet ku një rol të rëndësishëm zenë edhe rezolutat në nivel global, të tilla si COP 29 e UNFCCC, Konferenca e Okb-së për Oqeanin apo takimet e G20 dhe ndikimet që ato kanë në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm në qytetet portuale.
Ndikimin dhe teknologjitë që tranzicioni i energjisë së rinovueshme do të ketë në operacionet portuale dhe peisazhin e qytetit portual, mundësitë e lidhura me ekonominë blu dhe se si ajo po ripërcakton rolin e porteve dhe autoriteteve portuale, zgjidhjet dhe normat novatore për të mbrojtur mjedisin,
format e reja të qeverisjes së qytet-porteve dhe integrimi socio-kulturor i tyre, konfigurimet e reja të qyteteve portuale në lumenjtë dhe portet detare dhe mënyra se si ato po reagojnë ndaj ndryshimeve klimatike dhe
si aktivitetet që gjenerojnë flukse të rëndësishme, të tilla si kroçerat, mund të integrohen në qytetet portuale ishin tematikat kryesore të referuara përgjatë kësaj konference kuekspertë nga e gjithë bota ndanë përvojat e tyre në funksion të përcaktimit kolektiv të rrugës drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për qytetet portuale.