Porti i Durrësit/ Rritet me 12% sasia e mallrave të përpunuar në 3 muajt e parë të 2021/ 28 prill 2021

Në të katër Terminalet e portit të Durrësit gjatë periudhës janar-mars të këtij viti janë përpunuar afro 1 milion tonë mallra të ndryshme.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, gjatë këtyre tre muajve në portin më të madh të vendit janë përpunuar 971,425 mijë tonë mallra gjithsej, ose 12 përqind më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2020.

Nga statistikat portuale mësohet gjithashtu se, gjatë perpunimit në Terminale të 166 anijeve dhe 214 trageteve janë shkarkuar dhe ngarkuar 105 mijë tonë mallra më shumë se vitin e kaluar.

Nga mallrat për eksport bie në sy çimento, ndërsa në listën e mallrave të importit ka patur rritje të volumit të plehrave bujqësore, hekurit për ndërtim, etj.