📜Histori/ “Porti ynë në rrjedhën e viteve”, kalimi i Flotës Tregtare në varësi të Portit të Durrësit (foto)

Në vitin 1958, meqenëse Flota Tregtare u rrit në sasi dhe në cilësi, lindi nevoja e një adminstrimi më të mirë dhe ajo kaloi në varësi të Portit.
Historiku “Porti në rrjedhën e viteve” ofron të dhëna të plota mbi kapacitetin e Flotës Tregtare Shqiptare, e cila në vitin 1960 arriti një kapacitet prej 36 mijë ton.


Pas anijeve me tonazh më të vogël si “Teuta”, “Partizani”, Lirija”, “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”, “Durrësi” dhe “Mati”, në vitin 1960 u ble edhe oqeaniku “Vlora”, me kapacitet 12,650 ton.
Gjithashtu, gjatë periudhës 1955-1960 në portin e Durrësit gjatësia e kalatave arriti në 570 ml, ndërsa u ndërtua një kalatë e veçantë për përpunimin e mineraleve, me gjatësi 400 ml.


Në vitin 1960 edhe numri i elektrovinçave arriti në 14 gjithsej – dëshmohet në vëllimin “Historiku i portit të Durrësit”