Rreth 115,143 pasagjerë kanë udhëtuar nga / drejt portit të Durrësit përgjatë muajit korrik.
Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, gjatë këtij muaji, tragetet të linjës Durrës-Bari/Ankona dhe anasjelltas kanë kryer 106 lundrime.
Po të njëjtat burime saktësojnë se 84,540 pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe 30,603 pasagjerë janë regjstruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.
Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trailerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve përgjatë kësaj periudhe 1 mujore ku numërohen 27,739 automjete dhe 7,332 kamiona dhe trailerë.
Të gjitha instancat operuese në portin më të madh në vend janë angazhuar në mbarëvajtjen e operacioneve në Terminalin e Pasagjerëve të kësaj periudhe e cila përkon dhe me pikun e sezonit turistik.