Porti i Durrësit thellon bashkëpunimin me Forcën Detare dhe strukturat e vendeve aleate

Komandanti i Forcës Detare shqiptare, Artur Meçollari, dhe një grup drejtuesish ushtarakë nga Marina Mbretërore Britanike dhe Marina Kombëtare Franceze, zhvilluan mesditën e së mërkurës një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu.  

Kreu i APD-së, i njohu të pranishmit me situatën aktuale të sigurisë dhe kapacitetet e Portit të Durrësit, duke theksuar rëndësinë që ka përmirësimi i mëtejshëm i këtyre standarteve në portin kryesor të vendit i cili ofron hapësira të posaçme për Forcën Detare vendase dhe forcat aleate. Më pas anëtarët e delegacionit vizituan disa prej kalatave, ku u njohën me kapacitetet operacionale të Terminaleve të portit.  Porti i Durrësit dhe Forca jonë Detare kanë nisur një fazë të re bashkëveprimi për rritje të gatishmërisë dhe ofrimin e shërbimit në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë kombëtare.