“Porti i së nesërmes”, konferencë në Rotterdam me porte nga 18 vende të Europës

“Porti i së nesërmes” ishte tema e Konferencës së organizuar në Rotterdam nga “Europian Sea Ports Organization”, në të cilin morri pjesë edhe një përfaqësi nga Autoriteti Portual Durrës, që drejtohej nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Afrim Bakaj.

Në Konferencën ku morrën pjesë drejtues të porteve nga 18 vende të Europës si dhe përfaqësues nga institucione të rëndësishme, përfshirë edhe Parlamentin Europian u diskutua mbi zhvillimet e ardhshme portuale dhe marrëdhëniet mes porteve të ndryshme.

Drejtori Afrim Bakaj, zhvilloi disa takime frutdhënëse me drejtues të disa porteve të rëndësishëm.

Gjatë Takimit me Drejtorin e Strategjisë së korporatave në portin e

Rotterdamit, Z. Viktor Schoenmakers, dhe Drejtorin e Përgjthshëm të këtij

Porti, Z. Rene Van Der Plas u diskutua mbi realizimin e objektivave në portin e

Durrësit, me asistencë të këshilltarëve të jashtëm nga porti i madh evropian.

Mundësia e kontakteve dhe bashkëpunimit mes dy porteve ishte tema e diskutimit që z. Bakaj zhvilloi zv/ Drejtorin e Përgjithshëm të Portit të Barcelonës, Z.Santiago Garcia-Milla, i cili kryen edhe detyrën e Presidentit të Shoqatës Ndërkombëtare të Porteve.

Një bisedë e veçantë u zhvillua mes drejtorit të përgjithshëm Bakaj, me Presidentin e Autoritetit portual të Adriatikut jugor, Ugo Patroni Griffi. Mes dy porteve të Adriatikut, Durrësit dhe Barit, ka një bashkëpunim të hershëm, i cili kohët e fundit po zhvillohet me elementë të rinj në interes të dyanshëm.