Gjatë fundjavës në kalatat e portit po përpunohen 7 anije me mbi 27 mijë ton mallra.
Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se sapo ka përfunduar përpunimin anija “Lily Auerbach” që shkarkoi 7 mijë ton qymyr.
Ndërkohë në kalata vazhdon shkarkimi i disa anijeve me superfosfat, grurë dhe hekur e llamarinë. Një anije tjetër po shkarkon 397 kontejnerë.
Nga i njejti burim mësohet se anija e specializuar “Eemslift Ellen” vijon të ngarkojë mbi 1100 ton pajisje dhe makineri të projektit për gazsjellësin TAP.
Qendra e Informacionit në APD bën me dije se brenda fundjavës priten edhe pesë anije të tjera tregtare me afro 13 mijë ton mallra të ndryshme si çimento, grurë, xhama dhe ure’.