Porti, përpunohen 6 anije tregtare në kalata -Shkarkohen 13.500 ton mallra dhe 220 kontejnerë, ngarkohen 55 mijë ton mineral hekuri. 13 gusht 2013

Në kalatat e portit të Durrësit po përpunohen 6 anije tregtare, pesë nga të cilat shkarkojnë rreth 13.500 ton mallra dhe 220 kontejnerë, ndërsa një tjetër do të ngarkohet me 55 mijë ton mineral hekuri.

Nga të dhënat e dispeçerisë së portit, mësohet se sot në kalatat 1, 2, 5/B dhe 6 janë ankoruar katër anije, të cilat po shkarkojnë një sasi të përgjithshme prej 13.507 ton mallra, si qymyr, grurë, lidhje hekuri dhe superfosfat, ndërsa në kalatën 7 nga anija “Medontario” po shkarkohen 220 kontejnerë me mallra të ndryshme.

Sipas të dhënave të dispeçerisë, sot rreth orës 11.15 është ankoruar në port anija “Aquitania”, e cila do të ngarkojë sasinë rekord prej 55 mijë ton mineral hekuri. Përpunimi i anijes nga kalata 11 do të transferohet në radën e portit, sapo anija të

marrë rreth gjysmën e ngarkesës. Pjesa tjetër e përpunimit për shkak të mungesës së thellësisë së nevojshme brenda basenit portual, do të kryhet me ndihmën e dy anijeve të tjera. Ato do të

transferojnë mallin nga kalata drejt anijes në radë, ku edhe do të ngarkohet deri në plotësimin e sasisë së parashikuar prej 55 mijë ton, me anë të vin[ave të “Aquitanias”.

Brenda ditës së mërkurë në port do të ankorohen edhe katër anije të tjera, dy nga të cilat do të ngarkohen me 10.700 ton [imento, të prodhuar në vendin tonë, ndërsa dy të tjerat do të shkarkojnë dhe ngarkojnë një sasi prej 322 kontejnerë gjithsej.