Në portin e Durrësit sot përpunohen tre anije tregtare, me afro 16.500 ton mallra dhe 169 kontejnerë. Ndërkaq në dy ditët e ardhshme priten edhe 5 anije të tjera, me po aq mallra importi gjithsej.
Sipas të dhënave të dispeçerisë portuale, në kalatën 11 vijon që prej dy ditësh shkarkimi i anijes “Alessia” me 11 mijë ton qymyr.
Në kalatën 6 po shkarkohen 169 kontejnerë nga anija “Ecem Kalkavan”, ndërsa në kalatën 2 vijon shkarkimi i anijes “Loodiep”, nga e cila po shkarkohen 5475 ton melaminë me paleta.
Po sot pritet të mbërrijë anija “Frojdi III”, me 1385 ton gëlqere me thasë.
Po sipas Dispeçerisë portuale, në dy ditët e ardhshme do të mbërrijnë në port anijet “Gundem 1” dhe “Safiye Anna”, me 8313 ton nitrat gjithsej, si dhe “Frosina” me 4035 ton çimento dhe “Tera”” me 2696 ton llamarinë.