Shtatë anije po përpunohen që nga paraditja e kësaj të hëne në portin e Durrësit, ndërsa pritet të mbërrijnë në orët e ardhshme edhe 4 anije të tjera.
Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, mësohet se sot paradite në të tre Terminalet e mallrave po shkarkohen shtatë anije, një nga të cilat me 300 konteinerë.
Nga i njejti burim, bëhet me dije se nga anijet tregtare po shkarkohen mbi 17 mijë t mallra si çimento, hekur, ushqimore dhe skrap.
Ndërkaq në radën portuale dhe në pritje për përpunim janë edhe katër anije të tjera me rreth 15 mijë t mallra si xhama, qymyr, ure’ dhe skrap.