Porti, thirrje për lektorë të prokurimit publik/ 23 shtator 2024

 
Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA), e Autoritetit Portual Durrës, në kuadër të ngritjes profesionale dhe kualifikimit të vazhdueshëm të punonjësve, hap thirrjen për përzgjedhjen e lektorëve të Prokurimit Publik, nëpërmjet të cilës synohet aftësimi i stafit në menaxhimin e proceseve të prokurimit publik në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

 
Kriteret që duhet të përmbushin aplikuesit:

  • Të zotërojnë një diplomë “Master shkencor” në fushën e Drejtësisë ose të barasvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë.
  • Të kenë jo më pak se 10 vjet eksperiencë pune.
  • Përparësi do të kenë aplikantët me përvojë pune në Agjencinë e Prokurimit Publik, në sektorë që merren me hartimin, interpretimin, konsulencën mbi zbatimin e ligjit të prokurimit publik dhe akteve nënligjore përkatëse; si edhe përvojë në ofrimin e trajnimeve në prokurimin publik për institucione të tjera publike apo private.
  • Të zotërojnë elemetë të tjerë të meritës në fushën e prokurimit publik (publikime, konferenca/ trajnime, pjesëmarrje në hartimin e legjislacionit, bashkëpunime në hartimin e ligjit me organizma si OECD/SIGMA/organizma të tjera ndërkombëtare.
  • Të hartojë dhe ti paraqesë APD programin e plotë të trajnimit, duke ofruar një paketë të plotë trajnuese të ligjit të prokurimit publik, e ndërthurur edhe me raste praktike.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  1. Curriculum Vitae(CV),
  2. Fotokopje të diplomave dhe listës së notave të noterizuara (diplomat që janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njohura pranë institucionit përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi),
  3. Fotokopje të çertifikatave të noterizuara,
  4. Fotokopje e noterizuar e librezës së punës, ose vetëdeklarim punësimi,
  5. Fotokopje të kartës së identitetit ose ndonjë dokument tjetër identifikimi,
  6. Vetëdeklarim nga kandidati për gjendjen gjyqësore,
  7. Çdo dokument tjetër në funksion të aplikimit.
  8. Projekt-programi i detajuar që përshkruan qartë temat, modulet e trajnimit dhe literaturën që do të përdoret.
     
    Shënim: Data e hapjes së thirrjes do të jetë data e publikimit të njoftimit në ëebsite-in online të Autoritetit Portual Durrës. Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit është deri më 03.10.2024. Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi. Dokumentacioni duhet të dorëzohet vetem në rrugë postare në adresën: Autoriteti Portual Durrës Lagjia 1, “Rruga Tregtare” Durrës.