Afro 44 mijë udhëtarë me rreth 14 mijë automjete gjithsej kanë shfrytëzuar tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë muajit që sapo u mbyll.
Sipas të dhënave operative të APD, në portin e Durrësit kanë mbërritur me tragete gjatë muajit prill 22.151 udhëtarë vendas dhe të huaj me 4.583 autovetura, ndërsa numri i atyre që janë nisur nga Durrësi drejt dy porteve të Italisë arrin në 21.551 me 3.284 autovetura gjithsej.
Nga të njejtat burime, mësohet se në muajin prill 2019, tragetet kanë transportuar edhe 6.291 kamjonë dhe trajlerë me mallra import-eksporti gjithsej.
Numri më i madh i udhëtarëve me autovetura shënohet kryesihht gjatë ditëve të fundjavës.