Që nga fillimi i muajit prill 2020 në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 27 anije, ndërsa vijon procesi edhe për tre anije tregtare. Procesi i përpunimit të anijeve tregtare në kushtet e pandemisë së Covid-19, vijon të kryhet me masa të shtuara të sigursë shëndetësore, të mbikqyrura nga Autoriteti Portual në bashkëpunim me kompanitë stivadore.
Gjatë katër javëve të fundit në kalatat e këtij Terminali, që administrohet nga Autoriteti Portual, janë përpunuar mbi 32 mijë t mallra më shumë, se sa në të gjithë muajin prill 2019-të, duke “kompensuar” trendin zbritës të muajit mars 2020, ku ndikimi i situatës së krijuar ishte edhe më i madh.
Sasia e mallrave të përpunuara në periudhën 1 – 28 prill arrin në rreth 82 mijë t, ndërsa gjatë muajit prill 2019 u përpunuan 50 mijë t .
Ndër mallrat kryesore të përpunuara në këtë Terminal janë grurë, melaminë, çimento, hekur, plehra bujqësore, mallra ushqimore, etj.