Nëse keni hyrë të paktën njëherë në godinën qendrore të Administratës së APD-së nuk mund të mos e keni vënë re njeriun fjalëpak dhe korrekt, Nezir Pepa-n, një nga efektivët më të njohur të FSPD në portin e Durrësit.
Përveç faktit që është pjesë e kësaj force që nga themelimi saj, 15 vjet më parë, Nezir Pepa njihet për mirësjelljen dhe korrektesën në komunikimin me vizitorët, veçanërisht pranë godinës së Drejtorisë së Përgjithshme Ekzekutive të APD, ku edhe shërben.
“Shtatë vjet më parë kur ma ngarkuan këtë detyrë, fillimisht nuk desha ta pranoj, pasi më dukej tepër e vështirë – tregon Neziri, 58-vjeçari që ka fituar respektin e kolegëve, drejtuesve dhe të punonjësve të portit në përgjithësi.
Efektivi me përvojë ndjehet mirë që siguria në port tashmë mbështetet në profesionalizmin e kolegëve dhe në teknologjitë bashkëkohore të instaluara në territorin portual.
Nezir Pepa ka punuar për një kohë të gjatë në ndërtimin e traverbangut të Klosit, si dhe në forcat e Policisë së Ministrisë së Drejtësisë dhe të Gardës së Republikës, por në jetën e tij nuk mungon edhe përvoja 2-vjeçare si emigrant në Britaninë e Madhe.
Punonjësi i sigurisë nuk flet shumë, por gjithnjë i qetë dhe i qeshur, njëlloj siç kryen detyrat e përditshme përgatitet edhe për vizitat e delegacioneve të huaja apo të grupeve të ndryshme të biznesit vendas apo nga vende të tjera.
Nezir Pepa është një familjar i mirë dhe është kujdesur që të tre fëmijët e tij të përfundojnë studimet në shkollat e larta.
Një shembull mjaft i mirë Nezir Pepa, efektivi I Forcës së Sigurisë Portuale.