Projekti “Blue Ecosystem”, vizitë studimore në Portin e Durrësit

                                                                     10 prill2025 

Mirëpritëm në Portin e Durrësit në një takim dy ditor partnerët e projektit “Blue Ecosystem”, një projekt i bashkëfinancuar nga Programi Interreg Euro-MED dhe i koordinuar nga Rajoni Emilia-Romagna në Itali. Ky takim vjen si iniciativë e Universitetit“Aleksandër Moisiu” Durrës në bashkëpunim të ngushtë me Qendrëne Ekselencës për Cështje Detare (CEMA) dhe bën bashkë përfaqësues nga disa vende të rajonit të Mesdheut dhe institucione ndërkombëtare.

Si një nga asetet kryesore të ekonomisë blu në vendin tonë, Porti iDurrësit është vendosur në fokus të interesit të këtij projekti për tu njohur nga afër me zhvillimet, sfidat dhe strategjitë në drejtim të ekonomisë blu, kryesisht në kuadër të projekteve madhore të infrastrukturës detare në kompleksin portual Durrës -Porto Romano,ku zhvillimi i qendrueshëm përbën një shtyllë të rëndësishme në avancimin e tyre.

Drejtori i Qendrës së Ekselencës për Cështje Detare (CEMA), z.EndritPollo si dhe Drejtuesi i Njesisë së Inovacionit, z.Vegim Hoti, i njohën partnerët e këtij projekti me kapacitet dhe zhvillimet aktuale të Portit të Durrësit, me strategjitë dhe potencialin që mbartin projektet e reja në proces si dhe ndanë përvojat dhe rekomandimet në kuadër të ekonomisë blu në vendin tonë.

Në përfundim të takimit partnerët e projektit u ndalën edhe në Qendrën e shitjeve të Durrës Yachts & Marina ku u prezantuan nga afër me maketin e këtij projekti si dhe me perspektivat e tij në aspektin turistik, ekonomik si dhe në zhvillimin e qendrueshëm të ekonomisë blu.