Drejtori i Përgjithshëm i APD-së i bashkohet nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurim gjaku

Në ditën e dytë të nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut duke iu ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë, i është bashkuar dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, z.Agron Tare

“Të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi ndaj këtij akti human, pasi në vetëm 15 minuta dhurim vullnetar mund të shpëtojmë 3 jetë, kur e dimë se nevoja për gjak është e madhe “- apelon z.Tare.

Autoriteti Portual Durres prej disa vitesh bashkepunon me Kryqin e Kuq dhe Bankën Lëvizëse të Gjakut, duke e kthyer dhurimin vullnetar të gjakut nga punonjesit e portit në traditë ,

Dhurimi nuk dëmton shëndetin. Kryhet në kushte sterile. Gjithashtu mjaft nga punonjësit janë anëtarësuar pranë Kryqit të Kuq, duke dhuruar një kuotë vjetore.

Bashkohu dhe ti !