Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare bashkëpunim me George C. Marshall Center/ 15 qershor 2023

Falë mbështetjes se Ambasadës Amerikane në Tiranë Qendra e Ekselencës pranë Autoritetit Portual Durrës, ka  nisur një bashkëpunim domethënës me Qendrën më të mirë Akademike për Çështjet e Sigurisë “George C. Marshall European Center for Security Studies” në Garmisch, Gjermani.

Pamje nga trajnimi i nivelit të lartë, ku aktualisht po merr pjesë Drejtori i Forcës së Sigurisë Portuale Durrës, z.Alfred Velaj, mbi sfidat e reja të sigurisë, gatishmërinë në mbrojtjen kibernetike dhe luftën kundër terrorizmit.

Mirënjohës ndaj Ambasadës Amerikanë në vendin tonë për mbështetjen e vazhdueshme!

Misioni i Marshall Center është të mundësojë zgjidhje për sfidat rajonale dhe trans-atlantike të sigurisë përmes ngritjes së kapaciteteve, hulumtimeve dhe një rrjeti global akademikësh dhe profesionistësh të sigurisë dhe mbrojtjes.