Reparti zjarrfikës i APD në mbështetje të emergjencave në qytet

Reparti zjarrfikës i APD ka zhvilluar këto ditë stërvitjen e radhës sipas programit mujor të paracaktuar. Që nga filimi i këtij viti efektivi dhe automjetet zjarrfikëse kanë punuar në 15 emergjenca brenda territorit të APD, kryesisht zjarre të vogla apo njoftime nga sistemi i alarmit.

Ndërkaq, në shtatë raste të tjera personeli dhe mjetet e këtij reparti kanë punuar në mbështetje të repartit të PMNZSH në bashkinë e Durrësit.

Në dy emergjenca ata kanë punuar për shuarjen e zjarrit në dy apartamente pallatesh në lagjen 1 të qytetit, si dhe kanë shuar flakët që përfshinë një automjet në afërsi të Urës së Dajlanit. Mjetet me pompa thithëse kanë shërbyer gjithashtu edhe në rastet e reshjeve në lagjet periferike të qytetit.