Pavarësisht motit me reshje të dendura shiu, i cili ka prekur qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm, veprimtaria portuale në Terminaline Mallrave Gjenerale, vijon pa asnjë problem.
Tragetet kanë mbërritur në Terminal dhe janë akostuar në orarin e parashikuar.
Një anije tregtare është akostuar në kalatën 1 në Port këtë mëngjes, nga e cila do të përpunohet 2492 tonë mall të llojit çimento rifuxho.
Nga Anija “Ns Union”, po shkarkohet 2492 tonë mall çimento nëpërmjet pajijses së stivertelit (pajisje teknologjike, e cila bën të mundur shkarkimin e çimentos rifuxho nga anija)
Anija “ Valerii Platonov”, e cila është akostuar në Port me datë 21.09.2020 ora 08:20, vijon të shkarkojë 4860 tonë llamarinë rrotativë lidhje, pranë kalatës nr.5.
Anija “Kristi 1”, ndodhet aktualisht në Radë, në pritje për akostim në Kaltaën 5, me 2500 tonë mall rrotativa llamarine.
Ndërkohë gjatë orëve në vijim pritet të mbërrijnë dhe 4 anije tregtare; “Onur”, “Titan” dhe Nizar”, “Soumaja J” të cilat do të transportojnë çimento, skrap dhe profile hekuri.