Reshjet e paradites së sotme janë bërë shkak për ndërprerjen e përpunimit të anijeve që ndodhen në basenin portual të Durrësit. Anijet tregtare “Frojdi III” dhe “Rega” po shkarkojnë mallra ushqimore dhe plehra bujqësore Dap, përpunimi i të cilave nuk mund të kryhet në kushtet e reshjeve të shiut-u shprehën burimet e Dispeçerisë portuale.
Tragetet e linjës Bari – Durrës në mëngjes kanë mbërritur sipas grafikut të parashikuar.
Sot paradite ka përfunduar edhe shkarkimi i anijes “Sabina” me 1865 ton pllaka zdrukthi, e cila po përgatitet për nisje.
Ndërkaq në 36 orët e ardhshme pritet edhe ankorimi i 4 anijeve të tjera tregtare me konteinerë, grurë, tuba çeliku dhe ure’.
Sot në mesditë pritet përmirsimi gradual i kushteve meteorologjike dhe rifillimi i procesit të përpunimit të anijeve.