Moti i keq me reshje shiu që ka përfshirë të premten paradite rajonin detar të Durrësit ka pezulluar përkohësisht përpunimin e dy anijeve në port. Ndërkaq vazhdon normalisht puna për shkarkimin e 572 kontejnerëve nga anija “MSC Augusta” në kalatën 6, si dhe anijes “Starlet” në kalatën 4, që po shkarkon 1498 ton hekur.
Në kalatën 1 është ndërprerë përkohësisht përpunimi i anijeve “Leda” dhje “Koralle”, që shkarkojnë përkatësisht 5498 ton grurë dhe 2071 ton melaminë.
Tragetet e linjës Bari- Durrës, “AF Francesca” dhe “Bari” janë ankoruar normalisht në terminalin përkatës para orës 8.00 të mëngjesit.
Sipas parashikimeve situata meteorologjike do të jetë e njejtë edhe në fillim të javës së ardhshme.