Lundrimet e trageteve në linjat Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim, rifilluan gradualisht, pas Urdhërit të Ministrisw së Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Pas tre muaj pezullimi thuajse të plotë për udhëtarët, shkaktuar nga pandemia e Covid 19, në Terminalin e Trageteve brenda muajit qershor pritet të rifillojë normalisht përpunimi i udhëtarëve dhe autoveturave, si dhe i mallrave me kamionë dhe trailerë.
Që nga fillimi i muajit prill të këtij viti, tragetet kanë kryer vetëm 100 lundrime, me rreth15 mijë udhëtarë gjithsej, shifra shumë të ulta krahasuar me periudhat normale të punës.
Ndërkaq në afro tre muaj tragetet e linjave nga Durrësi kanë transportuar në të dy anët e Adriatikut 14,454 kamjonë dhe trajlerë me mallra të ndryshme.