Rikthehen Kroçerat në Portin e Durrësit. “La belle de l’Adriatique” sjell turistët e parë për këtë vit/ 17 gusht 2021

92 turistë francezë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit me kroçerën “La Belle De L’ Adriatique”.
Kroçera u akostua në molin nr.4, e p ërshtatur nga Divizioni Operacional për mjetet lundruese turistike.
Ajo lundroi natën e kaluar nga Vlora drejt Durrësit dhe sot në mbrëmje rreth orës 21.00 do të vijojë drejt Tivarit (Bar – Mali i Zi).

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, turistët nga Franca do të vizitojnë qendra historike dhe arkeologjike në Durrës, Tiranë dhe Krujë.

“La Belle De L’Adriatique” po lundron në një tur 1-javor në brigjet e Adriatikut dhe Jonit (Dubrovnik, Korfuz, Sarandë, Vlorë, Durrës, Tivar).

Kroçera e parë e këtij sezoni në Durrës, gjatë vitit 2019 ka lundruar drejt Durrësit shtatë herë dhe e vetmja që është ndalur në vendin tonë gjatë vitit pandemik.