Rikthehen në funksion 2 nga 3 bovat e dëmtura në kanalin hyrës të Portit të Durrësit/ 05 janar 2021

Pas dëmtimit që kanë pësuar bovat ndriçuese e kanalit hyrës të Portit të Durrësit, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi për rivendosjen e tyre në punë.

Shërbimi Hidrografik shqiptar në bashkëpunim brigadën operavtive të APD-së, kanë bërë të mundur deri më tani rikuperimin e 2 prej bovave, ndërsa po punohet që brenda javës të rikthehen në normalitet të gjitha bovat e dëmtuara si pasojë e motit të keq gjatë javës së shkuar.

Punimet janë bërë në kushtet e emergjencës, në mënyrë që të mos kishte problem për sinjalizimine e mjeteve detare që hynin/dilnin në portin më të madh në vend.

📸Foto gjatë operacionit⚓️