Në portin më të madh në vend, mëngjesin e sotëm është ankoruar veliera “Sea Cloud” e cila është ndërtuar në vitin 1931 (91 vjet më parë) dhe më pas e rimodeluar në vitin 2011.
Veliera lundron nën flamurin e Maltës me një kapacitet mbajtës prej 67 pasagjerë.
Nga veliera, ditën e sotme kanë zbarkuar rreth 50 pasagjerë ku ndodhen aktualisht në portin e Durrësit, pas një udhëtimi prej 11 orësh 35 minutash me origjinë nga porti i Kotorrit.
Gjatësia e saj e përgjithshme është 96.35 metra dhe gjerësia e saj është 15.24 metër.