Rivendoset Bova ndriçuese kardinale perëndimore në Kepin e Rodonit nga shërbimi Hidrografik/ 04 nëntor 2020

Efektivi i Shërbimit Hidrografik Detar ka rivendosur këto ditw pranë Kepit të Rodonit, Bovën ndriçuese kardinale perëndimore, e cila i shërben Sigurisë Lundrimore në këtë zonë detare.

Bova u instalua  në Kordinatat: 41° 35′ 26”V – 19° 26,15′ L dhe ngjyra e bardhë është karakteristika e dritës së saj – njofton Shërbimi Hidrografik Detar.

Referuar karateristikave të bovës dukshmëria e saj arrin deri në distancën 6 milje detare.

Bova Kardinale Perëndimore përballë Kepit të Rodonit ka ngjyrë të verdhë me shirit të zi.

Personeli i SHH gjatë këtyre ditëve ka asistuar në:

•Nxjerrjen nga uji, transportimin dhe përgatitjen për tu rivendosur të bovës së rrezikut në Kepin e Rodonit.

•Vendosjen në gatishmëri të Fenerit kufizues (jeshil) në kanalin e Portit të Durrësit.

•Vendosjen në gatishmëri të Fenerit kufizues (i kuq) në Ishullin e Sazanit.

Falenderojmë për mbështetjen në punën tonë Autoritetin Portual, Kapitenerinë e Portit Shëngjin si dhe Shërbimin e Mjeteve Detare – përfundon SHH