Në janar-tetor 2017, sipas ISTAT, 91.3 % e mallrave në portet shqiptare përpunohen në Durrës.
Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) publikoi të hënën disa të dhëna për periudhën janar-tetor 2017, që lidhen me eksport-importet e mallrave.
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave, gjatë dhjetëmujorit 2017, mallrat e eksportuara me det zënë 62.9%, me rrugë 35.9% dhe me ajër 0.5%.
Në këtë periudhë, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.372.000 ton, duke u rritur me 9.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Porti i Durrësit zë 91.3%, të gjithë mallrave të ngarkuara/shkarkuara në të gjitha portet gjatë periudhës janar –tetor 2017.
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, 93% e mineraleve dhe metaleve që eksportohen nga Shqipëria transportohen përmes detit. Po ashtu, sipas INSTAT, edhe treçereku i tekstileve eksportohen përmes detit. /ATSH/