30.10.2025
Ka përfunduar me sukses testimi vjetor fizik i punonjësve operativë të Forcës së Sigurisë Portuale (FSPD), zhvilluar në kuadër të programit të përvitshëm të trajnimeve.
Gjatë dy ditëve me radhë, në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”, efektivët e FSPD-së iu nënshtruan testimeve fizike që synojnë jo vetëm vlerësimin e parametrave individualë, por edhe rritjen e standardeve profesionale dhe operacionale të personelit të sigurisë portuale.
Procesi u zhvillua nën kujdesin e Drejtorit të Forcës së Sigurisë Portuale, z. Alfred Velaj, Zv.Drejtorit Operativ, z. Karafil Sula, Shefit të Stërvitjes, z. Florian Rubjeka dhe Shefit të Sallës Operative, z. Dashnor Kllogjeri, duke garantuar zbatimin e plotë të rregullores dhe kushteve të sigurisë gjatë testimit.
Ky proces përbën një element të rëndësishëm në forcimin e gatishmërisë fizike dhe profesionale të efektivëve të FSPD-së, në funksion të përmbushjes së misionit të tyre për sigurinë dhe mbarëvajtjen e veprimtarisë në Portin e Durrësit.




