25 mars 2025
Ka përfunduar me sukses trajnimi intensiv mbi parandalimin dhe menaxhimin e zjarrit në bordin e anijeve, pjesë e të cilit ishin efektivët e #FSPD dhe #RepartitPMNZSH të @durresport. Ky trajnim kryhet në zbatim të programit vjetor të trajnimeve dhe kualifikimeve të CEMA nën kujdesin dhe mbështetjen e veçantë të Forcës Detare.
Trajnimi, i cili ka vijuar për 3 ditë rradhazi, ka për qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale në
parandalimin dhe kontrollin e zjarrit në bordin e mjeteve lundruese si dhe menaxhimin e situatave emergjente pas incidenteve me natyrë piretike.
Ditën e fundit të këtij trajnimi ekipi i gatishmërisë ndaj emergjencave iu nënshtrua stërvitjes praktike së shuarjes së zjarrit në hapësirat detare si dhe taktikave për procedurat post-incident në funksion të mbrojtjes së burimeve njerëzore dhe strukturave në bordin e anijeve.
Në përmbyllje të trajnimit u krye edhe ceremonia e certifikimit të personelit të trajnuar, me prezencë të kreut të APD, z. Kreshnik Bajraktari dhe drejtuesve të lartë të Forcës Detare.