Linjës detare që lidh Portin e Durrësit me atë të Barit (Itali), i’u shtua sot një tjetër traget, “Rigel VII”, me kapacitet të rritur në 1500 pasagjerë dhe 85 kamionë. Sot gjatë ceremonisë “Maiden Call” për inagurimin e këtij trageti të kompanisë Ventouris Ferries diskutuam rolin e rëndësishëm të marrëdhënieve tregtare me Italinë dhe impaktin që pandemia globale ka patur veçanërisht në transportin e udhëtarve në hapësirën Adriatiko-Joniane.
Rikthimi i linjave detare për pasagjerët do të mundësohet në momentin e dakordësimit mes dy qeverive respektive, por deri ateherë, shkëmbimet e mallrave do të vijojnë me masa të shtuara të sigurisë shëndetësore, për të garantuar shëndetin e qytetarëve dhe transportuesve.