Gjatë dy muajve të parë të vitit, Porti i Durrësit ka shënuar një ecuri pozitive në drejtim të përpunimit të mallrave, duke reflektuar rritje të qëndrueshme të aktivitetit tregtar. Sipas të dhënave të raportit ekonomiko-tregtar, vetëm muaji shkurt ka regjistruar një rritje prej 12% të sasisë së mallrave të përpunuara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Në tërësi, dy mujori i parë i vitit paraqitet me një rritje prej5.4% krahasuar me dy mujorin e parë të vitit të kaluar, duke konfirmuar trendin pozitiv të zhvillimit dhe rolin kyç të portitnë mbështetje të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomisë së vendit.
Këta tregues dëshmojnë për një performancë në rritje të Portittë Durrësit, si dhe për një intensifikim të aktivitetit në kalatat portuale, në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe rritjes së efikasitetit operacional.

