“Seven Seas Splendor” prek për herë të parë Portin e Durrësit 

16.07.2026 

Porti i Durrësit mirëpriti sot për herë të parë anijen turistike luksoze “Seven Seas Splendor”, pjesë e flotës së kompanisë Regent Seven Seas Cruises, e cila mbërriti me rreth 650 pasagjerë në bord. 

Regent Seven Seas Cruises e ka përfshirë prej vitesh Durrësin në itineraret e saj mesdhetare, ndërsa këtë sezon vizita e “Seven Seas Splendor” sjell një risi të veçantë, pasi rreth 80 pasagjerë nga vende të ndryshme kanë zgjedhur të imbarkohen pikërisht ngaPorti i Durrësit për të vijuar udhëtimin e tyre. 

Përfaqësuesit e kompanisë vlerësuan kushtet dhe facilitetet e ofruara nga Porti i Durrësit për pritjen, asistimin dhe përpunimin e pasagjerëve, duke theksuar standardet e shërbimit dhe bashkëpunimin me strukturat portuale. 

Me rastin e mbërritjes së parë të anijes në Durrës, në bord u zhvillua ceremonia tradicionale “Maiden Call”, një praktikë e njohur në industrinë e kroçerave që shënon vizitën inauguruese të një anijeje në një port. Në ceremoni morën pjesë Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, dhe Kapitenii Portit, Taulant Allka, të cilët shkëmbyen pllaketa përkujtimore me kapitenin e anijes në shenjë mirënjohjeje dhe bashkëpunimi. 

Vizita e “Seven Seas Splendor” konfirmon interesin në rritje të operatorëve ndërkombëtarë të kroçerave për Portin e Durrësit dhe rolin e tij si një destinacion i rëndësishëm në hartën e turizmitdetar në rajon.