Sezoni veror 2015: Kroçerat dhe velierët luksozë sjellin 8227 turistë në port

-Më shumë turistë dhe më pak kroçera se vitin e kaluar-

Në portin e Durrësit gjatë sezonit veror kanë mbërritur 12 kroçera dhe velierë luksozë me 8227 turistë gjithsej. Gjatë vitit 2015 në Durrës u ankoruan më pak anije turistike, ndërsa numri i udhëtarëve ishte afro 44 përqind më i lartë se sa një vit më parë. Gjatë vitit 2014 në portin e Durrësit mbërritën 16 kroçera me 5692 turistë gjithsej.

Megjithëse është një port përpunimi mallrash, APD ka marrë të gjitha masat për ankorimin e kroçerave në kalatat qendrore 4 dhe 5, si dhe për lehtësimin e lëvizjes së turistëve në hapësirën portuale gjatë qëndrimit prej 10-14 orë në Durrës. Ndërkaq tarifat e ankorimit dhe të hyrjes së udhëtarëve me kroçera në portin më të madh të vendit janë 0-1 euro.

Pjesa më e madhe e kroçerave të këtij viti kanë lundruar drejt Durrësit në kuadër të tureve mesdhetare, ku përfshihen portet e Shqipërisë, Italisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Greqisë.

“Thomson Majesty” ishte kroçera që hapi dhe mbylli ciklin e lundrimeve drejt Durrësit më 28 maj dhe 15 tetor të këtij viti, dhe në katër udhëtime solli 6084 turistë gjithsej. Në kalatat 4 dhe 5 të portit më të madh të vendit është ankoruar katër herë edhe anija luksoze “Sea Cloud” me 59-69 turistë në çdo lundrim. Po ashtu në Durrës kanë mbërritur gjatë kësaj vere edhe kroçerat e anijet turistike “Braemar””, “Ocean Majesty”, “MS Prinsendam” dhe “Variety Voyager”.

Kroçerat sollën në Durrës turistë nga 28 vende të botës, mjaft të interesuar për tu njohur me historinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Të organizuar në autobuzë turistikë ata vizituan kryesisht qytetet e Beratit, Krujës dhe Tiranës, e jo më pak qendrat muzeale dhe arkeologjike të Durrësit.

-Më shumë turistë dhe më pak kroçera se vitin e kaluar-

Në portin e Durrësit gjatë sezonit veror kanë mbërritur 12 kroçera dhe velierë luksozë me 8227 turistë gjithsej. Gjatë vitit 2015 në Durrës u ankoruan më pak anije turistike, ndërsa numri i udhëtarëve ishte afro 44 përqind më i lartë se sa një vit më parë. Gjatë vitit 2014 në portin e Durrësit mbërritën 16 kroçera me 5692 turistë gjithsej.

Megjithëse është një port përpunimi mallrash, APD ka marrë të gjitha masat për ankorimin e kroçerave në kalatat qendrore 4 dhe 5, si dhe për lehtësimin e lëvizjes së turistëve në hapësirën portuale gjatë qëndrimit prej 10-14 orë në Durrës. Ndërkaq tarifat e ankorimit dhe të hyrjes së udhëtarëve me kroçera në portin më të madh të vendit janë 0-1 euro.

Pjesa më e madhe e kroçerave të këtij viti kanë lundruar drejt Durrësit në kuadër të tureve mesdhetare, ku përfshihen portet e Shqipërisë, Italisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Greqisë.

“Thomson Majesty” ishte kroçera që hapi dhe mbylli ciklin e lundrimeve drejt Durrësit më 28 maj dhe 15 tetor të këtij viti, dhe në katër udhëtime solli 6084 turistë gjithsej. Në kalatat 4 dhe 5 të portit më të madh të vendit është ankoruar katër herë edhe anija luksoze “Sea Cloud” me 59-69 turistë në çdo lundrim. Po ashtu në Durrës kanë mbërritur gjatë kësaj vere edhe kroçerat e anijet turistike “Braemar””, “Ocean Majesty”, “MS Prinsendam” dhe “Variety Voyager”

.

Kroçerat sollën në Durrës turistë nga 28 vende të botës, mjaft të interesuar për tu njohur me historinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Të organizuar në autobuzë turistikë ata vizituan kryesisht qytetet e Beratit, Krujës dhe Tiranës, e jo më pak qendrat muzeale dhe arkeologjike të Durrësit.

Mbi 80 përqind e turistëve që preferuan Durrësin me kroçera ishin nga Britania e Madhe, ndërsa pjesa tjetër nga Gjermania, Austria, SHBA, Italia, Kina, Brazili, Kroacia, Argjentina, Malta, Hollanda, etj.

Vitin e ardhshëm pritet që numri i kroçerave dhe udhëtarëve turistë në portin e Durrësit të jetë më i lartë.