Shkarkohen 290 tuba çeliku me peshë të përgjithshme 2,534 ton

Në kalatat e portit të Durrësit ka përfunduar shkarkimi i 290 tubave që do të shfrytëzohen në një nga hidrocentralet në jug të vendit.

Anija tregtare “”Han Xin” me një ngarkesë të përgjithshme prej 2,534 ton filloi të përpunohej në kalatën 5 ditën e enjte-bëhet e ditur nga Qendra e Informacionnit në APD.

Nga hambarët e saj u shkarkuan 290 tuba çeliku me diametër 2,2 metra, një pjesë e të cilëve tashmë i janë drejtuar destinacionit të ngarkuar në automjete të specializuara.

11
t01
t04
t02