Shkarkohen 5 anije me superfosfat, hekur dhe skrap; një tjetër ngarkohet me çimento për eksport

Mbi 17 mijë ton superfosfat, hekur, pleh bujqësor DAP dhe skrap po shkarkohen sot paradite nga pesë anije të ankoruara në portin e Durrësit. Ndërkaq, në kalatën 11 anija “Edro IV” ka nisur të ngarkohet me 2650 ton çimento për eksport.

Tre nga anijet janë ankoruar në kalatat 5 dhe 11 në orët e para të ditës së hënë, ndërsa tre anijet e tjera kanë nisur të përpunohen të shtunën dhe të djelën.

Anijet me mallra importi janë ankoruar dhe po përpunohen në kalatat 1, 2 dhe 5 të Terminalit perëndimor, ndërsa dy anije të tjera kanë nisur të përpunohen në kalatën 10 të Terminalit Lindor.

Brenda ditës së enjte në portin më të madh të vendit pritet të ankorohen edhe katër anije të tjera, të cilat do të shkarkojnë 12.194 ton tuba për TAP, 3.409 ton grurë, 2131 ton melaminë dhe 134 kontejnerë.