Autoriteti Portual Durrës ka marrë pjesë në edicionin e katërt të Panairit Ndërkombëtar “Transport and Logistics”, që u zhvillua në Shkup (Maqedoni) nga 18-22 tetor 2016. E miratuar nga Këshili Drejtues në kuadër të programit Ekonomiko-Financiar të këtij viti pjesmarrja në këtë Panair është një mundësi promovimi për Aktivitetin e APD-së dhe Politikave të tij të Zhvillimit.
Grupi përfaqësues i APD-së i përbërë nga 5 punonjës drejtohej nga zv/Drejtori i Përgjithshëm, ing. Artjan Qirici. APD merr pjesë për herë të katërt në Panairin Ndërkombëtar të Shkupit, i cili organizohet në formën e Bienales (çdo dy vjet).
Pavioni ekspozues i APD ngjalli interesimin e pjesmarrësve të tjerë të Panairit, që prezantojnë fusha të transportit rrugor, etj. Bizneset maqedonase dhe të huaja kërkuan të dijnë më shumë për portin e Durrësit si dhe kushtet e tarifat e transportit.
Tre muaj më parë me kërkesë të Dhomës Ekonomike Maqedonase u organizua në Shkup takimi me temë “Porti i Durrësit -Mundësitë dhe Potenciali i Përdorimit të Shërbimeve Portuale”. Pjesmarrësit në Takim dëshmuan interesin në rritje për portin e Durrësit, si një port mjaft i afërt dhe i vlefshëm për bizneset maqedonase.