Sirenat e traditës së ndërrimit të viteve, në port katër tragete dhe katër anije në mesnatën e festës

Sirenat e anijeve dhe trageteve në portin e Durrësit do të vijojnë traditën, duke i dhënë gjallëri edhe qytetit bregdetar në ndërrimin e viteve.

Mesnata e ditës së fundit të vitit dhe fillimi i vitit të ri prej disa dekadash përshëndeten nga sirenat e mjeteve lundruese të ankoruara në port.

Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se tragetet “AF Michela”, “AF

Marina”, “Bari” dhe “Rigel III”, së bashku me personelin përkatës gjatë natës së

Vitit të Ri, kanë konfirmuar qëndrimin në portin më të madh të vendit tonë. Sirenave të trageteve në Terminalin e Udhëtarëve pritet tu bashkohen edhe pesë anije tregtare, që parashikohet të mbërrijnë në 36 orët e ardhshme. Anija “Thunder” me 2632 ton xhama, “NS Koralle” me 2206 ton grurë, “Ocean Glove” me 172 ton automjete dhe “Angela” me 60 kontejnerë, si dhe “Cement Courier”, që parashikohet të ngarkojë 3500 ton çimento, do të ankorohen në të tre Terminalet e mallrave të portit, ku do të fillojnë edhe përpunimin.