Situata e motit dhe ndikimi në veprimtarinë përpunuese të Portit të Durrësit / 22 Prill 2022

Mëngjesin e sotëm vijon prezenca e kushteve të paqëndrueshme atmosferike të cilat nuk kanë ndikuar në veprimtarinë përpunuese në Portin e Durrësit.

Referuar të dhënave nga Kapiteneria e Portit të Durrësit, era fryn me drejtim Jug-Lindje, me shpejtësi deri në 20 m/s, ndërsa lartësia e dallgës së detit arrin në 2.5-4 m dhe forca 5-6 ballë.

Sipas Dispecerisë Qëndrore të Autoritetit Portual Durrës, nuk janë hasur vonesa në mbërritjen e trageteve të linjës Bari-Durrës, Durrës-Bari.

Ndërsa për arsye të motit të keq trageti “AF MARINA” i nisur nga Ankona mbërrin në portin e Durrësit mëngjesin e nesërm.

Ndërkohë referuar udhëzimit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare janë marrë masa për bregëzimin e anijeve të tonazhit të ulët dhe të mesëm në kalatat portuale me qëllim shmangien e avarive detare.

Vijon përpunimi për anijet tregtare ndërsa jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës deri në përmirësimin e kushteve të motit.