Tre anije tregtare me mbi 32 mijë ton mallra të ndryshme po përpunohen sot paradite në portin e Durrësit, ndërsa gjatë ditës së premte pritet të mbërrijnë edhe 6 anije të tjera me 12 mijë ton mallra, pa llogaritur tre anije që kanë nisur përpunimin njëra pas tjetrës në kalatën 6 me 1059 kontejnerë TEU gjithsej.
Në kalatat 1, 10 dhe 11 po shkarkohen sot paradite përkatësisht 2465 ton çimento, 17.100 ton qymyr, si dhe po ngarkohen 12.500 ton çimento për eksport. Ndërkaq në kalatën 6 po përfundon shkarkimi i 530 kontejnerëve TEU.
Sot gjatë ditës pritet mbërritja dhe ankorimi, sipas një grafiku të përcaktuar, i dy anijeve me 329 kontejnerëve TEU gjithsej, si dhe 4 anijeve të tjera, përkatësisht me 3304 ton lidhje hekuri, 4 mijë ton skrap, 3159 ton rrotativa hekuri dhe 1463 ton sojë. Anijet tregtare do të ankorohen në kalatat 2, 4, 5, 6 dhe 10.