Në kalatat e Terminalit të Mallrave Gjenerale (i njohur si Terminali Perëndimor) aktualisht po përpunohen pesë anije tregtare me rreth 13,500 ton mallra të ndryshme si grurë, çimento, hekur dhe xhama.
Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në APD, anijet me ngarkesa nga 2 – 3,000 ton secila po shkarkohen nga skuadrat e kompanive stivadore dhe elektrovinxhat në kalatat 1, 2 dhe 5.
Mësohet gjithashtu se në kalatat 1 dhe 5 priten edhe dy anije të tjera me afro 7.500 ton grurë gjithsej.
Po sot në kalatën 10 të Terminalit Lindor po shkarkohen 2,705 ton skrap.