Sot paradite: U ankoruan tre anije për afro 14.800 ton mallra dhe 181 kontejnerë

Tre anije ku do të përpunohen 14.793 ton mallra dhe 181 kontejnerë janë ankoruar sot paradite në portin e Durrësit. Ndërkaq vazhdon përpunimi i tre anijeve të tjera me çimento, xhama dhe vaj luledielli.

Nga Qendra e Informacionit mësohet se në kalatat portuale po përpunohen 6 anije tregtare. Tre anijet e mëngjesit të sotëm: “Sirios Cement 1” që do të ngarkojë 12.500 ton çimento për eksport, “NS Tera” me 2.293 ton melaminë dhe “Leo I” me 181 kontejnerë janë ankoruar përkatësisht në kalatat 10, 2 dhe 6.

Në kalatat 1, 5 dhe 10 vijon përpunimi I anijeve “NS Explorer” me 3504 ton çimento importi, 3125 ton melaminë dhe “Azov” me 2331 ton vaj luledielli. Anija “NS Explorer” do të ngarkohet më pas me 2900 ton koncentrat kromi për eksport, ndërsa pritet edhe anija e specializuar “Max Value” që do të shkarkojë 237 kontejnerë.