Në kalatat e portin të Durrësit sot priten 6 anije tregtare, me afro 11 mijë ton mallra si dhe 455 kontejnerë.
Nga Qendra e Informacionit mësohet se në kalatat portuale ndërkaq, po përpunohen dy anije, një prej të cilave ngarkohet në kalatën 11 me 20 mijë ton zink, ndërsa tjetra po shkarkon 209 kontejnerë.
Nga të njejtat burime, bëhet me dije, se në radën portuale është ankoruar tashmë anija “Grand” me 455 kontejnerë.
Në kalatat 10 dhe 11 pritet të ankorohen anijet “Rainbow H”, nga e cila do të shkarkohen 4600 ton çimento importi, ndërsa në anijen “Edro IV” do të ngarkohen 2650 ton çimento për eksport.
Tre anijet e tjera që po vijnë drejt Durrësit do të shkarkojnë melaminë, rrotativa llamarine dhe tuba plastike.