Forca e Sigurisë Portuale është një ekip model, që shërben 24/7 në funksion të krijimit të mjedisit të sigurtë dhe të përshtatshëm për Autoritetin Portual dhe operatorët e tjerë, të cilët veprojnë në hapësirën e portit më të madh në vend.
Asistimi partnerëve ndërkombëtarë, ka luajtur dhe luan rol shumë të rëndësishëm në punën e FSPD-së, gjatë krijimit të saj dhe në modernizimin e mëtejshëm.
Mirënjohje për Drejtuesin e FSPD-së, dy Zëvendës Drejtorët, 4 Shefat e turneve, Shefin e Stërvitjes, për efektivët e terrenit, sallës operative dhe mjetit patrullues, për Sektorin e Lejeve të Hyrjes në Port dhe të gjithë atyre që kanë shërbyer ndër vite në këtë ekip!
Jeni krenaria e Portit të Durrësit!
Modernizimi i mëtejshëm i FSPD-së është prioriteti ynë i përbashkët! #15viteFSPD👮🏻👮🏼♂️