Sot, shtatë anije në kalata, një tjetër në radë: përpunohen mbi 24 mijë ton mallra dhe 472 kontejnerë

Ditën e martë në kalatat e portit të Durrësit po përpunohen 7 anije, gjashtë nga të cilat me afro 24 mijë ton mallra, ndërsa një tjetër me 472 kontejnerë. Në radën portuale pret të hyjë në përpunim edhe një anije tjetër, nga e cila do të shkarkohen 2450 ton superfosfat.

Anija “Sirios cement 1” që sapo u ankorua në kalatën 10 do të ngarkohet me 11.000 ton çimento, prodhim vendas për eksport.

Nga kalata 1 deri në kalatën 5 të Terminalit të Mallrave Gjenerale sot po shkarkohen anijet “Vela I” me 2629 ton çimento, “Frojdi I” me 1250 sojë, “Rainboë” me 3209 çimento, “Vizantin” me 2771 ton grurë dhe “Saint Johns” me 3000 ton xhama. Ndërkaq në kalatën 6 ka nisur përpunimi i 472 copë kontejnerë nga anija e specializuar “MC Augusta”.