APD/ Sqarim mbi përballimin e emergjencave civile/ 22 Korrik 2022

Ekipi i zjarrëfikësve në Autoritetin Portual Durrës ka bërë të mundur lokalizimin dhe më pas shuarjen e një vatre zjarri të shfaqur paraditen e sotme JASHTË RRETHIMIT TË PORTIT TË DURRËSIT!

Duke falenderuar punonjësit e Repartit të PMNZSh-së për punën dinjitoze si brenda territorit Portual dhe në komunitet ku ka lindur nevoja gjatë kësaj periudhe me rrisk, ftojmë qytetarët dhe mediat për objektivitet në përhapjen e informacioneve.

Ekipet tona të emergjencave janë në shërbimin tuaj për çdo rast nevoje!

Faleminderit!