STATISTIKA/ 1.7 milion tonë mallra të përpunuara në Portin e Durrësit ose 15% më shumë se një vit më parë/ 29 qershor 2021

Statistikat e përpunimit të mallrave në pjesën e parë të 2021 duken pozitive për veprimtarinë portuale të Portit më të madh në vend.

Kështu, referuar të dhënave të Sektorit të Statistikave për periudhën janar-maj të këtij viti janë përpunuar 299 anije tregtare dhe 362 tragete me 1 milion e 757 mijë ton mallra gjithsej.

Sipas statistikave portuale, volumi i mallrave të import-eksportit që janë përpunuar nga këto anije është 15 përqind më i lartë se sa ai i së njejtës periudhë të vitit të kaluar, me një rritje prej 224 mijë ton.

Qymyri, hekuri për ndërtim, prokatet, gruri, dhe plehrat bujqësore janë disa nga mallrat kryesore të importit, që kanë mbërritur me anije në Durrës, ndërsa çimento dhe llamarina janë produktet kryesore “made in Albania” që janë ngarkuar në anije për tu drejtuar në porte të tjerë.