Statistika/ Fluksi i hyrje- daljeve nga Porti i Durrësit në dy javët e fundit/ 30 dhjetor 2021

Tragetet nga Durrësi drejt brigjeve italiane, kanë kryer 52 lundrime vajtje- ardhje nga data 15.12.2021- 29.12.2021. Numri i pasagjerëve gjatë dy javëve të fundt të muajit dhjetor, ka arritur në 34, 665 pasagjerë. 28,613 pasagjerë kanë hyrë në portin më të madh të vendit dhe 6052 pasagjerë janë regjistruar në dalje drejt Barit/Ankonës, Itali.

Gjithashtu, edhe numri i automjeteve të cilët kanë hyrë ose dalë nga porti i Durrësit ka shënuar rritje, 7333 automjete në hyrje dhe 1153 në dalje.

Numri i trailerëve në hyrje është 2002 dhe në dalje 1576.

Në fundvit, zakonisht në Portin e Durrësit ka një rritje te fluksit të pasagjerëve për shkak edhe të festave, ku shumë familjarë zgjedhin vendlindjen e tyre për t’i kaluar ato së bashku.